Marrëveshja e Rusisë dhe Turqisë për Sirinë vendoset në zbatim
(last modified Wed, 23 Oct 2019 12:15:32 GMT )
Tetor 23, 2019 14:15 Europe/Tirane
  • Marrëveshja e Rusisë dhe Turqisë për Sirinë vendoset në zbatim

Policia ushtarake e Rusisë ka filluar patrullimin në rajonet kufitare të Sirisë me Turqinë për largimin e kurdëve në pjesën veriore të Sirisë deri në 30 kilometra nga kufiri me Turqinë, ka filluar të zbatohet sipas marrëveshjes së presidentëve të Rusisë dhe Turqisë.

Kanali televiziv shtetëror i Rusisë ditën e mërkurë ka bërë të ditur se njësitë e policisë ushtarake të Rusisë së bashku me njësitë e ushtrisë së Sirisë që nga sot kanë filluar të patrullojnë në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë.

Këto njësi po largojnë forcat e grupeve militantëve kurd nga zonat kufitare deri në thellësinë 30 kilometrash të territorit të Sirisë duke përfshirë edhe nga qytetet Manbixh dhe Tel Raf'at.

Për këtë qëllim në bazë të marrëveshjesh 10 pikëshe të nënshkruar mes Rusisë dhe Turqisë, janë paraparë pesë ditë afat kohor.

Kjo marrëveshje është nënshkruar mbrëmë gjatë takimit të Rexhept Taip Erdogan, presidentit të Turqisë dhe Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, në qytetin Suçi të Rusisë.

Temë kryesor e këtyre negociatave ishte situata në Siri duke marrë parasysh operacionin ushtarak të Turqisë që kanë filluar dy javë më parë.

 

Tags