Kreu i parlamentit libanez: do të analizojmë kërkesën e protestuesve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91916-kreu_i_parlamentit_libanez_do_të_analizojmë_kërkesën_e_protestuesve
Nabih Berri kryetar i parlamentit të Libanit duke analizuar gjendjen e protestave në vend është shprehur se parlamenti do të analizojë kërkesat e protestuesve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 24, 2019 05:35 Europe/Tirane
  • Kreu i parlamentit libanez: do të analizojmë kërkesën e protestuesve

Nabih Berri kryetar i parlamentit të Libanit duke analizuar gjendjen e protestave në vend është shprehur se parlamenti do të analizojë kërkesat e protestuesve.

Kryeparlamentari libanez deklaroi se në planin për përmirësimin e gjendjes ekonomike u është përkushtuar vëmendje e veçantë kërkesave të protestuesve. Pas 5 ditësh protesta në Liban kundër taksës së vendosur për përdorimin Whatsapp, qeveria ka miratuar një reformë ekonomike që do të ndihmojë vendin. Masat që parashikon kjo reformë përfshin përgjysmimin e pagës së politikanëve duke ia dhuruar familjeve në varfëri ekstreme. Kryeministri i vendit në një komunikim në një prej televizioneve deklaroi se zëri i protestuesve është dëgjuar dhe qeveria po punon për realizimin e një reforme ekonomike. Kjo protestë është regjistruar si më masivja e dekadave të fundit. Gjithçka nisi pas një takse mujore pre 6 dollarësh për përdorimin e Whatsapp duke shkaktuar protesta. Një taksë që u hoq por nuk mundi që të qetësojë njerëzit të cilët vijuan të protestojnë për korrupsionin që ka përfshirë shtetin. Ekonomia libaneze po përballet me problematika të shumta duke thelluar më shumë borxhin publik. Qytetarët prej kohësh vuajnë nga mungesa e energjisë si dhe të infrastrukturës në rrugë. Rënia e vlerës së monedhës libaneze si dhe kërkesa e qeverisë vitin e kaluar për 11 miliardë dollarë që do të ndihmonte shtetin të dilte nga kriza e ka përkeqësuar më shumë gjendjen.