Kurdët e Sirisë falënderojnë Rusinë për marrëveshjen me Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91927-kurdët_e_sirisë_falënderojnë_rusinë_për_marrëveshjen_me_turqinë
Forcat militante të kurdëve të Sirisë të mërkurën në mbrëmje me anë të një deklarate, kanë falënderuar Rusinë për ndërprerjen e agresionit ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 24, 2019 12:23 Europe/Tirane
  • Kurdët e Sirisë falënderojnë Rusinë për marrëveshjen me Turqinë

Forcat militante të kurdëve të Sirisë të mërkurën në mbrëmje me anë të një deklarate, kanë falënderuar Rusinë për ndërprerjen e agresionit ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se komanda e përgjithshme e grupit “Forcat Demokratike të Sirisë” në këtë deklaratë ka njoftuar: “Gjatë bisedimeve me Sergei Shoigu, ministrin e mbrojtjes së Rusisë dhe Valeri Grasimov, shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Rusisë, është vlerësuar roli i Moskës në marrëveshjen që është bërë shkak për ndërprerjen e agresionit ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë”.

Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, presidentët e Rusisë dhe të Turqisë, të martën pas një takimi 6 orësh në qytetin Suçi të Rusisë, kanë nënshkruar një marrëveshje 10 pikës në lidhje me situatën e sigurisë në veri të Sirisë.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, shpalli përfundimin e operacionit ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë.