Militantët kurdë largohen nga zonat kufitare në verilindje të Sirisë.
Observatori i të drejtave të njeriut në Siri ka njoftuar për largimin e forcave militante kurde të ashtuquajtura “Forcat Demokratike të Sirisë” nga pozicionet e tyre në verilindje të Sirisë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se qendra e quajtur “Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri” ka deklaruar se si rezultat i marrëveshjes së arritur mes presidentëve të Turqisë dhe Rusisë, militantët e grupit kurd “Forcat Demokratike të Sirisë” të mërkurën në mbrëmje janë larguar nga pozicionet e tyre në Al-Darbasija dhe Amuda në provincën Hasake në afërsi të rripit kufitar me Turqinë.
Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, presidentët e Rusisë dhe të Turqisë, të martën pas një takimi 6 orësh në qytetin Suçi të Rusisë, kanë nënshkruar një marrëveshje 10 pikës në lidhje me situatën e sigurisë në veri të Sirisë.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, shpalli përfundimin e operacionit ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë.