Liban: rrymat e dyshimta përpiqen të zgjasin krizën
Presidenti libanez u bëri thirrje të gjitha palëve të bashkëpunojnë për të zbatuar reformat për të tejkaluar krizën aktuale.
Në fjalimin e tij të parë që nga fillimi i protestave, Presidenti Aun tha sot, e enjte, 24 tetor, se ishte gati të takonte përfaqësuesit e protestuesve për të dëgjuar kërkesat e tyre. Ai tha për populli libanez rezervon të drejtën e protestës, duke shtuar se kërkesat e popullit duhet të dëgjohen. Presidenti libanez përsëriti premtimin e tij për të luftuar korrupsionin, duke u bërë thirrje të gjitha partive në qeveri dhe parlament të fillojnë reformat e nevojshme. Gjatë këtij fjalimi, të transmetuar nga televizioni libanez, Mishel Aun tha: "Rikuperimi i pasurive të grabitura, është një domosdoshmëri. Unë jam i pari që e avancova këtë plan. Kushdo që ka vjedhur diçka do të sillet para drejtësisë ". "Ne duhet të rishikojmë situatën aktuale të qeverisë libaneze. Qeveria nuk do të ndryshohet me mitingje në rrugë. Dialogu mbetet zgjidhja më e mirë dhe siguron zbatimin e reformave, "tha Mishel Aun.