Nasrallah: Skema e anti-rezistencës po zbatohet kundër Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91956-nasrallah_skema_e_anti_rezistencës_po_zbatohet_kundër_libanit
Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes libaneze të rezistencës ka paralajmëruar kundër përpjekjeve për të sulmuar boshtin e rezistencës, pas demonstratave të vazhdueshme antiqeveritare mbi krizën ekonomike në Liban, duke deklaruar se Hezbollah është i vetëdijshëm për komplote të tilla.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 25, 2019 17:28 Europe/Tirane
  • Nasrallah: Skema e anti-rezistencës po zbatohet kundër Libanit

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes libaneze të rezistencës ka paralajmëruar kundër përpjekjeve për të sulmuar boshtin e rezistencës, pas demonstratave të vazhdueshme antiqeveritare mbi krizën ekonomike në Liban, duke deklaruar se Hezbollah është i vetëdijshëm për komplote të tilla.

"Ne kemi informacione se një skemë kundër rezistencës po përgatitet për Libanin. Disa palë po shfrytëzojnë protestat popullore për të larë hesapet e tyre me Hezbollahun dhe për të zbatuar axhendat e huaja", tha Sejed Hasan Nasrallah të premten në mbrëmje në një fjalim televiziv të transmetuar drejtpërdrejt nga kryeqyteti libanez  Bejrut. Shefi i Hezbollahun theksoi: "Kërkesat sociale dhe të jetesës janë devijuar për të sulmuar Hezbollahun dhe rezistencën. Disa protesta janë financuar nga ambasadat e huaja dhe palët e dyshimta. Disa elementë po kërkojnë të nxisin tensionet politike në Liban në përpjekje për të krijuar një vakum politik në vend. " “Libani ka hyrë në një fazë të rrezikshme. Ka perspektivë që vendi ynë do të jetë i sulmuar politikisht nga fuqitë ndërkombëtare dhe rajonale, "vuri në dukje Nasrallah. Shefi i Hezbollahut theksoi më tej se në këtë komplot janë implikuar disa njerëz që dëshirojnë një konfrontim ushtarak midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara me shpresën për të ndryshuar ekuacionet rajonale dhe për të rivizatuar hartën e Lindjes së Mesme.