Sad Hariri jep dorëheqjen
Kryeministri i Libanit, Saad Hariri ka dhënë dorëheqjen në mesin e protestave që kanë mbërthyer vendin prej dy javësh.
Hariri tha se Libani ka arritur në një pikë kritike dhe duhet bërë diçka për të ndalur krizën. Protestat nisën kundër planeve tashmë të anuluara për të taksuar telefonatat në Whatsapp, por u shndërruan në protesta kundër korrupsionit politik dhe krizës ekonomike. Libani ka një nga nivelet më të larta të borxhit në botë. Në një fjalim në televizion, Hariri tha se ai dhe qeveria e tij do të paraqisnin dorëheqjen para presidentit Mishel Aun. Demonstrimet kanë reflektuar ndasitë në shoqërinë libaneze dhe kanë çuar në një mbyllje 10 ditore të bankave, zyrave të tjera, shkollave dhe universiteteve. Më herët presidenti libanez u bëri thirrje të gjitha palëve të bashkëpunojnë për të zbatuar reformat për të tejkaluar krizën aktuale. "Rikuperimi i pasurive të grabitura, është një domosdoshmëri. Unë jam i pari që e avancova këtë plan. Kushdo që ka vjedhur diçka do të sillet para drejtësisë ". "Ne duhet të rishikojmë situatën aktuale të qeverisë libaneze. Qeveria nuk do të ndryshohet me mitingje në rrugë. Dialogu mbetet zgjidhja më e mirë dhe siguron zbatimin e reformave, "tha Mishel Aun.