Vritet një ushtar amerikan në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92116-vritet_një_ushtar_amerikan_në_irak
Ndërsa mediat irakiane raportuan sulmin me dy predha mortajash mbi ambasadën amerikane të mërkurën (30 tetor) në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, Pentagoni njoftoi të enjten vdekjen e një prej ushtarëve të tij në Irak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 31, 2019 16:32 Europe/Tirane
  • Vritet një ushtar amerikan në Irak

Ndërsa mediat irakiane raportuan sulmin me dy predha mortajash mbi ambasadën amerikane të mërkurën (30 tetor) në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, Pentagoni njoftoi të enjten vdekjen e një prej ushtarëve të tij në Irak.

Ushtari u vra, sipas deklaratës së Departamentit të Mbrojtjes, në bazën Taxhi në veri të kryeqytetit irakian. Army Times, një sajt kushtuar trupave okupuese amerikane në të gjithë botën, përqendrohet në vdekjen e ushtarit në një "incident jo ushtarak" duke injoruar një sulm të dhunshëm me mortaja kundër bazës ushtarake amerikane Taxhi, ku janë vendosur ushtarët amerikanë. Deklarata e Pentagonit që nuk jep detaje për vdekjen e ushtarit thotë se është hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Ndërkohë, sipas kanalit irakian të lajmeve Al-Sumaria të cituar nga RT, "sulmi me mortaja në zonën ultra të sigurt të Bagdadit vrau një ushtar amerikan dhe plagosi një tjetër".