Mishel Aun: Qeveria e re duhet të thithë besimin e popullit
Qeveria e re e Libanit, duhet të realizojë atë që nuk ka mundur të bëjë qeveria e mëparshme dhe të thithë besimin e popullit.
Kështu ka deklaruar Mishel Aun president I Libanit i cili shtoi se puna në gjysmën e parë të mandatit të tij presidencial është përqendruar vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe shtoi se ka qenë i angazhuar në zbatimin e betimit të tij presidencial për stabilitetit, politik, ekonomik, politik, luftën kundër korrupsionit dhe terrorizmit. Presidenti i Libanit ndër të tjera rikujtoi se ministrat në kabinetin e ri qeveritar duhet të përzgjidhen sipas kapacitetit dhe potencialit dhe ata duhet të jenë të denjë për postin që do u besohet. Kriza politike në Liban ka nisur me protestat e 17 tetorit 2019 që çuan në dorëheqjen e kryeministrit Saad Hariri i ndikuar nga presionet e Arabisë Saudite.