Propagandimi kundër rezistencës para dhe pas dorëheqjes së Haririt
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92125-propagandimi_kundër_rezistencës_para_dhe_pas_dorëheqjes_së_haririt
Me nisjen e protestave në Liban që pasuan më dorëheqjen e Saad Haririt kryeministër të këtij vendi, kundërshtarët e rezistencës kanë ndjekur taktikën e nxjerrjes së thashethemeve të pavërteta për të dëmtuar Hezbullahun dhe aleatët e tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 01, 2019 05:32 Europe/Tirane
  • Propagandimi kundër rezistencës para dhe pas dorëheqjes së Haririt

Me nisjen e protestave në Liban që pasuan më dorëheqjen e Saad Haririt kryeministër të këtij vendi, kundërshtarët e rezistencës kanë ndjekur taktikën e nxjerrjes së thashethemeve të pavërteta për të dëmtuar Hezbullahun dhe aleatët e tij.

Libani prej 17 tetorit përballet me protesta popullore, kundërshtarët e rezistencës brenda dhe jashtë vendit, këto protesta i kanë përdorur për të sulmuar he goditur Hezbullahun e Libanit. Në këtë kuadër ata kanë përdorur taktikën e nxjerrjes së lajmeve false dhe të thashethemeve të pavërteta të cilat janë përhapur nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale. Përpara se Saad Harir, kryeministër i Libanit të jepte dorëheqje nga posti i tij, në mediat sociale dhe vizuale ishte përhapur ideja se Hebzulahut ëhtë kundër protestave popullore dhe shkaktar i problemeve ekonomike të Libanit. Ndërkohë Hasan Nasrullah, lideri i Hezbullahut të Libanit, menjëherë pas nisjes së protestave ka mbajtur dy fjalime ku përveçse ka mbështetur protestat popullore, protesta i ka quajtur një e drejtë e kombit për zgjidhjen e problemeve të përditshme të tij dhe për zgjidhjen e çështjes së korrupsionit, ndërkohë që rikujtoi se rezistenca është e përgjegjshme dhe u përgjigjet kërkesave të popullit. Një tjetër thashethem i përhapur menjëherë pas nisjes së protestave në Liban ishte vdekja e Mishel Aun president i Libanit. Zyra mediatike e presidencës së Libanit duke reaguar ndaj këtij thashethemi njoftoi se të tilla lajme mashtruese përhapen nga armiku për të trazuar edhe më shumë situatën në Liban. pas dorëheqjes së kryeministrit Hariri edhe një herë u ngritën akuza dhe thashetheme kundër rezistencës. Dje në mediat libaneze është përhapur lajmi mashtrues nga kundërshtarët e rezistencës se gjoja Hezbullahu dhe aleat i tij i afërt lëvizja Amal kanë ushtruar presione ndaj Xhozef Aun, komandantit të ushtrisë së Libanit që të hapë rrugët. Mirëpo lëizja Hezbullah dhe ajo Amal menjëherë kanë reaguar ndaj këtij lajmi dhe e kanë hedhur poshtë atë. Një pikë e rëndësishme e cila neglizhohet nga armiqtë e rezistencës të cilët herë pas here mundohen të nxjerrin thashetheme dhe lajme false kundër Hezbullahut është se kjo lëvizje në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018 ka fituar shumicën e përkrahjes së popullit libanez dhe për herë të parë koalicioni i rezistencës ka arritur të fitojë 68 vende nga 128 gjithsej në parlamentin e Libanit. Kundërshtarët e boshtit të rezistencës përpiqen të rikuperojnë dështimin e tyre përballë rezistencës në rajon duke krijuar protesta popullore dhe trazira dhe duke lëshuar lajme false kundër rezistencës libaneze.