Kurdët të gatshëm të integrohen me kusht në ushtrinë siriane
(last modified Fri, 01 Nov 2019 19:14:16 GMT )
Nëntor 01, 2019 20:14 Europe/Tirane
  • Kurdët të gatshëm të integrohen me kusht në ushtrinë siriane

Forcat Demokratike Siriane (SDF) thanë se ishin të gatshme të bashkohen me trupat e ushtrisë së qeverisë siriane.

Presidentja e komitetit ekzekutiv të Forcave Demokratike Siriane tha në një konferencë shtypi në Uashington se kurdët po planifikonin të bashkoheshin me ushtrinë siriane, një integrim që do të varet nga kërkimi i një zgjidhjeje politike me Damaskun mbi situatën në veri-lindje të vendit. "Gjetja e një zgjidhjeje politike për Sirinë verilindore është çelësi i diskutimit tonë me qeverinë siriane dhe kushti për integrimin tonë në ushtrinë siriane," tha Ilham Ahmed, presidente e krahut politik të SDF. Pas sulmit të trupave të ushtrisë turke, kurdët që u gjendën të vetëm përballë agresorit turk, kërkuan ndihmë nga Damasku. Qeveria Siriane u ka bërë thirrje luftëtarëve kurdë në verilindje të Sirisë që të bashkohen me ushtrinë siriane për të luftuar "armikun e përbashkët". Duke u ndjerë të tradhtuar nga Shtetet e Bashkuara, kurdët iu drejtuan Damaskut për ndihmë. Ata nënshkruan një marrëveshje me qeverinë siriane, të negociuar nga Rusia, në bazë të së cilës kurdët autorizuan trupat e ushtrisë për t'u vendosur përgjatë kufirit turk për të kundërshtuar agresionin e Ankarasë.

 

Tags