Ushtria siriane neutralizon sulmin raketor të terroristëve në Latakia
(last modified Sat, 02 Nov 2019 14:12:49 GMT )
Nëntor 02, 2019 15:12 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane neutralizon sulmin raketor të terroristëve në Latakia

Ushtria e Sirisë ka neutralizuar sulmet raketore të terroristëve në provincën Latakia në veriperëndim të Sirisë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se grupet terroriste që veprojnë në provincën Latakia përsëri kanë sulmuar me raketë vendbanimet civile në qytetin Xhableh në jug të Latakias. Njëkohësisht me neutralizimin e këtij sulmi nga ana e ushtrisë së Sirisë, edhe banorët e këtij rajoni kanë theksuar në qëndrimin në vendbanimet e tyre dhe në rezistencën kundër terroristëve.

Ndërkohë grupet terroriste në provincën Latakia si pasojë e shtimit të sulmeve ajrore kundër pozicioneve të tyre, janë tërhequr nga të gjitha rajonet në të cilat kishin avancuar më parë.