Hezbullahu i Libanit paralajmëron regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92161-hezbullahu_i_libanit_paralajmëron_regjimin_sionist
Hezbullahu i Libanit ka lajmëruar regjimin sionist se do të rrëzohen të gjitha dronët e këtij regjimi nëse shkelin hapësirën ajrore të Libanit.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 02, 2019 11:58 Europe/Tirane
  • Hezbullahu i Libanit paralajmëron regjimin sionist

Hezbullahu i Libanit ka lajmëruar regjimin sionist se do të rrëzohen të gjitha dronët e këtij regjimi nëse shkelin hapësirën ajrore të Libanit.  

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kanali informativ "Al-A'lamul-Harbi" i Libanit ka publikuar një video të shkurt me përkthim në gjuhën hebraike dhe duke iu drejtuar autoriteteve të regjimit sionist ka deklaruar: "Do të përballemi në mënyrë të prerë me çfarëdo lloje agresioni të dronëve izraelit ndaj Libanit".

Mediat e regjimit sionist këtë video të publikuar nga burimet e afërta me Hezbullahun e Libanit e kanë vlerësuar si një mesazh të qartë për Izraelin duke thënë se dronët e këtij regjimi janë nën shënjestër ashtu siç ka premtuar Hezbullahu i Libanit.

Deri më tani disa dronë spiunazh të regjimit sionist janë rrëzuar në rajonet jugore të Libanit nga ana e forcave të hezbullahut.