Hezbullahu i Libanit paralajmëron regjimin sionist
Hezbullahu i Libanit ka lajmëruar regjimin sionist se do të rrëzohen të gjitha dronët e këtij regjimi nëse shkelin hapësirën ajrore të Libanit.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kanali informativ "Al-A'lamul-Harbi" i Libanit ka publikuar një video të shkurt me përkthim në gjuhën hebraike dhe duke iu drejtuar autoriteteve të regjimit sionist ka deklaruar: "Do të përballemi në mënyrë të prerë me çfarëdo lloje agresioni të dronëve izraelit ndaj Libanit".
Mediat e regjimit sionist këtë video të publikuar nga burimet e afërta me Hezbullahun e Libanit e kanë vlerësuar si një mesazh të qartë për Izraelin duke thënë se dronët e këtij regjimi janë nën shënjestër ashtu siç ka premtuar Hezbullahu i Libanit.
Deri më tani disa dronë spiunazh të regjimit sionist janë rrëzuar në rajonet jugore të Libanit nga ana e forcave të hezbullahut.