Iraku kundërshton planin e Evropës për transferimin e ISIS
Një prej funksionarëve politikë të Irakut në një prononcim për kanalin Rusia Today deklaroi se qeveria e Irakut ka refuzuar planin e vendeve evropiane për transferimin e 13 mijë pjesëtarëve të ISIS nga Siria në Irak.
Ky funksionar Irakian pa përmendur emrin e tij ka thënë: Evropianët në vizitat e tyre të fundit në Irak u kanë kërkuar autoriteteve të Irakut që të pranojë planin për transferimin e 13 mijë pjesëtarëve të ISIS nga sirian ë Irak, mirëpo Bagdadi e ka refuzuar këtë plan. Autoritetet e Irakut kanë thënë se këta persona nuk kanë bërë ndonjë krim në Irak që të dënohen në këtë vend. Më herët Jean Yves Le Drian, ministër i jashtëm i Francës ka deklaruar se ka kontaktuar me autoritetet e Irakut për të biseduar rreth transferimit të elementëve të burgosur të ISIS nga sirian ë Irak. Sa i përket kësaj presidenti amerikan Donald Trump prej javësh u ka kërkuar vendeve evropiane që të pranojnë anëtarët e arrestuar të ISIS. Ndërkohë mësohet se rreth 1500 femra anëtare të ISIS që mbaheshin në kampin Heval janë transferuar nga forcat amerikane nga provinca Hesake e Sirisë për në Irak.