Ushtria siriane vendos kontrollin në verilindje të Latakias
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92203-ushtria_siriane_vendos_kontrollin_në_verilindje_të_latakias
Ushtria e Sirisë ka kryer disa operacione dhe ka arritur të vendosë nën kontroll pjesën verilindore të Latakias duke çliruar zonat nga pushtimi i terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 03, 2019 11:46 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane vendos kontrollin në verilindje të Latakias

Ushtria e Sirisë ka kryer disa operacione dhe ka arritur të vendosë nën kontroll pjesën verilindore të Latakias duke çliruar zonat nga pushtimi i terroristëve.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se ushtria e Sirisë duke sulmuar pozicionet e terroristëve në boshtin Xhebel Akrad dhe zonat rreth qytetit Kubani në verilindje të Latakias, ka rimarrë përsëri kontrollin e pozicioneve të cilat ishin pushtuar ditëve të kaluara nga terroristët.

Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë dhe plagosur mbi 45 terroristë. Nga ana tjetër, njësitë e ushtrisë së Sirisë kanë forcuar edhe pozicionet e tyre në pjesën veriore dhe verilindore të provincës Hasake me qëllim që të përballen me çfarëdo lloj sulmi të mundshëm nga ana ushtrisë së Turqisë.

Ndërkohë grupi i ashtuquajtur "Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri ka deklaruar se forcat e ushtrisë siriane kanë çliruar edhe tetë fshatra të tjera nga pushtimi i forcave terroriste të mbështetur nga Ankaraja në veri të Sirisë.