Ushtria siriane vendos kontrollin në verilindje të Latakias
Ushtria e Sirisë ka kryer disa operacione dhe ka arritur të vendosë nën kontroll pjesën verilindore të Latakias duke çliruar zonat nga pushtimi i terroristëve.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se ushtria e Sirisë duke sulmuar pozicionet e terroristëve në boshtin Xhebel Akrad dhe zonat rreth qytetit Kubani në verilindje të Latakias, ka rimarrë përsëri kontrollin e pozicioneve të cilat ishin pushtuar ditëve të kaluara nga terroristët.
Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë dhe plagosur mbi 45 terroristë. Nga ana tjetër, njësitë e ushtrisë së Sirisë kanë forcuar edhe pozicionet e tyre në pjesën veriore dhe verilindore të provincës Hasake me qëllim që të përballen me çfarëdo lloj sulmi të mundshëm nga ana ushtrisë së Turqisë.
Ndërkohë grupi i ashtuquajtur "Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri ka deklaruar se forcat e ushtrisë siriane kanë çliruar edhe tetë fshatra të tjera nga pushtimi i forcave terroriste të mbështetur nga Ankaraja në veri të Sirisë.