Kritikat interesante të Ankarasë ndaj Uashingtonit
(last modified Sun, 10 Nov 2019 19:41:43 GMT )
Nëntor 10, 2019 20:41 Europe/Tirane
  • Kritikat interesante të Ankarasë ndaj Uashingtonit

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pasi theksoi se SHBA-ja ka pranuar se në Siri ndodhet veçanërisht për rezervat e naftës, tha se “askush përveç popullit të Sirisë, nuk ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë”, raportoi Anadolu Agency (AA).

Kritika e Ministrit të Jashtëm turk për SHBA dhe për praninë e saj ushtarake në fushat e naftës siriane, bëhet në kushtet kur janë shtuar kritikat nga populli sirian dhe qeveria siriane për praninë ushtarake të Turqisë në Siri . Vendet në rajon dhe botë kanë dënuar gjithashtu okupimin amerikan dhe turk të tokave siriane. Në fakt, zyrtarët turq dhe amerikanë vazhdimisht komentojnë çështjet e brendshme dhe rajonale siriane në një kohë kur ushtritë e këtyre dy vendeve janë të pranishme në mënyrë të paligjshme në Siri. Padyshim, fushat e naftës janë e drejtë e popullit të Sirisë të shkatërruar nga lufta. Nuk ka dyshim që zyrtarët e qeverisë amerikane janë të etur për naftën bruto dhe burimet hidrokarbure të vendeve të tjera. Por kjo babëzi e tyre nuk është një justifikim i mirë për të pushtuar vendet me burime nafte ose gazi. Pas pyetjes për vlerësimin e tij lidhur me deklaratat e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) se të ardhurat e SHBA-së nga fushat e naftës që kontrollon në Siri shkojnë për Forcat Demokratike Siriane (FDS), Çavuşoğlu tha se po ndjekin me kujdes deklaratat në fjalë nga SHBA-ja."Ata gjithashtu e pranojnë se ndodhen atje veçanërisht për rezervat e naftës. Ne po flasim për një vend i cili nuk e fsheh se janë të pranishëm atje për pasuritë, për të konfiskuar pasuritë e naftës të një vendi tjetër. Këtu shohim që veçanërisht nga të ardhurat e marra prej këtu mbështeten organizatat terrorsite si YPG, PKK”, tha Çavuşoğlu në konferencën e përbashkët për media me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO), Hadi Soleimanpur."Askush nuk ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë. Deklarata e SHBA-së e cila vjen nga dhjetëra mijëra kilometra larg se ‘Ne do të vlerësojmë rezervat e naftës së Sirisë’ është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, nënvizoi Çavuşoğlu. Duket se ministri i Jashtëm turk e ka harruar se Turqia ishte klienti kryesor i naftës siriane që grabitej nga ISIS-i dhe që Ankaraja e blinte fare lirë. Çavuşoğlu flet për ligjin ndërkombëtar në një kohë kur ushtria turke ndodhet në Siri pa ftesë nga qeveria e Damaskut! Në përgjithësi, duhet thënë se konflikti midis liderëve amerikanë dhe turq mbi çështjet e brendshme të Sirisë po merr një dimension të ri, ndërsa të dy vendet në mënyrë të paligjshme janë të pranishme në Siri. Qeveria siriane ka ftuar vetëm Iranin dhe Rusinë për ta mbrojtur dhe ndihmuar të ruajë integritetin e saj territorial. Duke pasur parasysh këtë realitet, nuk ka dyshim se tensionet amerikane dhe turke për çështjen siriane konsiderohen si një konflikt verbal dhe i përkohshëm, sepse të dy vendet flasin për interesa në Siri që nuk u përkasin fare atyre.

 

 

Tags