Ministri sionist: Kërcënimet e Iranit vazhdojnë, ne përpiqemi të krijojmë qeverinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92388-ministri_sionist_kërcënimet_e_iranit_vazhdojnë_ne_përpiqemi_të_krijojmë_qeverinë
Një ministër sionist duke pretenduar se kërcënimi i Iranit shtohet nga dita në ditë, tha se “ megjithëkëtë Tel Avivi vazhdon të jetë i angazhuar në formimin e kabinetit qeveritar”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 11, 2019 06:02 Europe/Tirane
  • Ministri sionist: Kërcënimet e Iranit vazhdojnë, ne përpiqemi të krijojmë qeverinë

Një ministër sionist duke pretenduar se kërcënimi i Iranit shtohet nga dita në ditë, tha se “ megjithëkëtë Tel Avivi vazhdon të jetë i angazhuar në formimin e kabinetit qeveritar”.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars, një prej ministrave sionistë u ka bërë thirrje politikanëve të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të përballet me “ kërcënimet e Iranit”. Jeval Shtajnits ministër i energjisë së regjimit sionist, ka deklaruar se me gjithë dështimin e politikanëve izraelitë për krijimin e kabinetit qeveritar, Irani nuk do të qëndrojë i heshtur. Ai pretendoi: “Irani muajt e fundit hap pas hapi ka bërë progrese në kapacitetet bërthamore dhe i ka shtuar ato. Kjo është në kohën kur këtu ne jemi në përpjekje për krijimin e kabinetit që do të ketë mundësinë të përballet me kërcënimet e Iranit apo me sfidat e tjera të rajonit”. “ Unë jam i mendimit se ka ardhur koha që të lëmë mënjanë mosmarrëveshjet politike për krijimin e kabinetit qeveritar dhe të marrim vendim në përballje me kërcënimet bërthamor të Iranit dhe sfidat e tjera”, deklaroi ministri sionist.