Shpallja e armëpushimit sipas kushteve të rezistencës në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92476-shpallja_e_armëpushimit_sipas_kushteve_të_rezistencës_në_gaza
Grupet e rezistencës dhe Xhihadi Islamik, me propozimin e Egjiptit kanë rënë dakord për armëpushim sipas kushteve të rezistencës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2019 05:40 Europe/Tirane
  • Shpallja e armëpushimit sipas kushteve të rezistencës në Gaza

Grupet e rezistencës dhe Xhihadi Islamik, me propozimin e Egjiptit kanë rënë dakord për armëpushim sipas kushteve të rezistencës.

Sipas një njoftimi të agjencisë Palestine Today, pasi regjimi sionist ka pranuar kushtet e përcaktuara nga rezistenca, grupet palestineze në Gaza mes tyre Xhiahi Islamik kanë pranuar armëpushimin që nisi prej sot në orën 05:30. Ziad Nekhale sekretari i përgjithshëm i Xhihadit Islamik dje në darkë njoftoi se sionist kanë kërkuar armëpushim ndërsa Xhihadi Islamik ka parashtruar kërkesa të cilat janë pranuar nga regjimi sionist. Ndër kushtet e vendosura nga Xhihadi Islamik ishte që regjimi sionist të pranonte mos vrasë komandantët e rezistencës në Gaza dhe të mos qëllojë ndaj protestuesve për të drejtën e kthimit si dhe të heqë dorë nga rrethimi i gazës. Përleshjet mes palestinezëve dhe regjimit sionist kanë nisur pas vrasjes së komandantëve të Xhihadit Islmik në Gaza. Në sulmet e regjimit sionist janë martirizuar komandantët Baha Abu’ata dhe bashkëshortja e tij së bashku me komandantin Akram Axhuri anëtar i zyrës politike të Xhihadit Islamik.