Dorëheqja e qeverisë së Kuvajtit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92492-dorëheqja_e_qeverisë_së_kuvajtit
Xhaber Mubarak Hamd Sabah, kryeministri i Kuvajtit dje më 14 nëntor i dorëzoi dorëheqjen e tij Sabah Ahmed Xhabar Sabah emiri i Kuvajtit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 15, 2019 05:40 Europe/Tirane
  • Dorëheqja e qeverisë së Kuvajtit

Xhaber Mubarak Hamd Sabah, kryeministri i Kuvajtit dje më 14 nëntor i dorëzoi dorëheqjen e tij Sabah Ahmed Xhabar Sabah emiri i Kuvajtit.

Prej disa ditësh me qindra kuvajtiane janë ngritur në protesta kundër korrupsionit shtetëror. Protestat janë përqendruar kryesisht përballë parlamentit. Protestuesit kanë kërkuar faljen e kredive, reformimin e ligjit të sigurime dhe sistemin arsimor, zgjidhjen e problemit të strehimit, zgjidhjen e problemit të sistemit shëndetësor dhe mjekësor brenda dhe jashtë vendit, reformimin e sistemit të zgjedhjeve, shpërbërjen e kuvendit të lartë të Kuvajti dhe luftën kundër korrupsionit. Rrënjët e protestave në Kuvajt ngjasojnë me protestat në Irak dhe në Liban. shtresa e shoqërisë e njohur me emrin “Pa”, të cilët janë rezidentë në Kuvajt por pa nënshtetësi, ishte nismëtare e protestave në Kuvajt. Shkak për nisjen e këtyre protestave ishte vetëvrasja e dy të rinjve kuvajtianë të cilët ishin pjesë e shtresës “Pa” të shoqërisë dhe për shkak të gjendjes së tyre të rëndë jetësore kanë kryer vetëvrasje. Muhamed Hamidi, një prej aktivistëve të të drejtave të njeriut në Kuvajt thotë: Prapa këtyre protestave nuk qëndron asnjë rrjedhë apo parti politike. Këto protesta janë krejtësisht popullore dhe trajtojnë problemin e strehimit, shëndetësisë, kurimit dhe arsimit, shitjen e kompanive shtetërore dhe keqpërdorimin e pasurisë kombëtare. Kuvajti është një prej vendeve më të mëdha prodhuese të naftës në botë. Protestuesit shprehen se të ardhurat e naftës në vend që të përdoren për shërbime publike dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike të njerëzve, përdoren për interesat personale të njerëzve me pushtet dhe të të afërmve të tyre dhe për këtë arsye korrupsioni në vend ka marrë masa katastrofike. Xhaber Mubarak Hamd Sabah, ish kryeministër i Kuvajtit ka mbajtur këtë post për 8 vjet me radhë dhe tashmë është përgjegjës për pakënaqësinë e shprehur nga protestuesit. Si rezultat dorëheqja e tij është menduar si një rrugëzgjidhje për tu dhënë fund protestave në vend. Shkaku i dytë që coi në dorëheqjen e kryeministrit ishte veprimi i parlamentit për thirrjen e dy ministrave në interpelancë dhe dorëheqja e njërit prej tyre. parlamenti i Kuvajtit prej ditës së hënë ka thirrur në interpelancë Xhenan Bushehri ministër i shërbimeve publike dhe zv/kryeministër si dhe Khaled Xherah ministër i brendshëm. Në të njëjtën kohë Najev Haxheraf ministër i financave i Kuvajtit, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. kryeministri i Kuvajtit ka arritur në përfundimit se ministrat e kabinetit të tij janë duke iu larguar përgjegjësisë që kanë kundrejt kërkesave të protestuese ndërsa parlamenti me thirrjen e ministrave në interpelancë po dobëson punën e qeverisë. Për këtë arsye kryeministri Xhaber Mubarak Hamd Sabah ka dhënë dorëheqje nga posti i tij për të reaguar ndaj veprimeve të parlamentit dhe të ministrave të kabinetit qeveritar. Duhet thënë se protestat e shtresës “Pa” të shoqërisë kuvajtiane nuk janë diçka e re dhe ndryshimi i qeverisë mund tu jap fund këtyre protestave.