Liban:  Safedi, heq dorë nga kandidimi për postin e kryeministrit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92525-liban_safedi_heq_dorë_nga_kandidimi_për_postin_e_kryeministrit
Mediat libaneze dje kanë njoftuar se Muhamed Safedi, kandidat për postin e kryeministrit në Liban, është tërhequr nga vendi i tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 17, 2019 03:47 Europe/Tirane
  • Liban:  Safedi, heq dorë nga kandidimi për postin e kryeministrit

Mediat libaneze dje kanë njoftuar se Muhamed Safedi, kandidat për postin e kryeministrit në Liban, është tërhequr nga vendi i tij.

Safedi pas tërheqjes ka shprehur mbështetjen për Saad Haririn dhe ka shpresuar që Hariri edhe një herë të emërohet si kandidat për postin e kryeministrit. Safedi deklaroi se krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse që të ketë mbështetjen e të gjitha grupeve politike dhe të jetë efikase për zgjidhjen e krizës ekonomike dhe financiare është tepër e vështirë. Më herët mediat libaneze kishin njoftuar për akordin mes partive politike për zgjidhjen e Safedi si kryeministër të ri të Libanit. Safedi nga viti 20098 deri në vitin 2011, ka qenë ministër i ekonomisë në qeverinë e kryeministrit Hariri. Libani prej datës 17 tetor përballet me protesta popullore për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe përballjen serioze me korrupsionin. Saad Hariri pas 13 ditësh nga nisja e protestave dha dorëheqjen nga posti i tij. Presidenti i Libanit, Mishel Aun ka shpresuar se në ditët në vazhdim do të formohet kabineti i ri qeveritar i Libanit.