A e siguron Izraelin "Kupola e Hekurt"?
Po sikur mijëra raketa të binin mbi Izraelin të zhveshur nga Kupola e Hekurt?
Imagjinoni një Izrael me një mburojë anti-raketore plotësisht të neutralizuar. Një Kupolë e Hekurt, raketa Tamer e së cilës nuk do të kishte më sekrete për Rezistencën. Shtoji kësaj një bllok të bashkuar ushtarak, të përbërë nga Xhihadi Islamik, nga Hezbollahu, apo edhe Irani. Që në shkëndijën e parë do të jetë Apokalipsi ... Amnon Abramovich, analist politik i kanalit televiziv 12 izraelit, tha se ishte i befasuar nga ajo që bëri Xhihadi Islamik duke paralizuar Izraelin dhe shtron pyetjen: "Xhihadi Islamik, një organizatë e vogël palestineze, ka qenë në gjendje të paralizojë Izraelin. Çfarë do të ndodhte atëherë, nëse Hamasi, Hezbollahu dhe Irani bashkohen në këtë konflikt? "Në një artikull në të përditshmen izraelite Yediot Aharonot, Amnon Abramovich shkroi: "Nëse lëvizjet e tjera bashkohen me Xhihadin Islamik, Izraeli nuk do të duhet të presë më qindra raketa, sepse do të sulohet nga 100,000 raketa ose më shumë, raketa me koka shpërthyese më të mëdha! Kjo kërkon formimin e një komisioni zyrtar të hetimit. "Analisti izraelit kritikoi zyrtarët e Tel Avivit që vepruan të vetëm dhe morën vendime të pakoordinuara. "E gjithë kjo që ka ndodhur është rezultat i divergjencës së pushtetarëve. Përveç kësaj, nuk ka siguri dhe ne duhet të kemi një kuptim më të mirë të pasojave të këtyre çarjeve të rrezikshme të sigurisë ", tha ai. Abramovich më tej ka shtuar: "Është e vërtetë që armiqtë e Izraelit nuk mundën të zmbrapsin ushtrinë, por ata po fërkojnë duart, sepse kishin paralizuar një shtet". Analisti izraelit aludoi në zbulimin e të metave të ushtrisë izraelite gjatë konfrontimeve me palestinezët. Në një artikull tjetër të titulluar "Humbja jonë në Gaza", i botuar po nga e përditshmja Yediot Aharonot, gazetari izraelit Gilad Sharon shkroi: "Palestinezët në Gaza kanë qenë në gjendje të na detyrojnë të mësohemi me sulme të vazhdueshme mbi vendbanimet afër Rripit të Gazës dhe me mbylljen e gjysmës së vendbanimeve." "Humbjet e Izraelit vijnë si rezultat i politikave të tij të dobëta ndaj palestinezëve në Gaza dhe janë rezultat i natyrshëm i një politike që lejon rrethimin e dy milion palestinezëve në Gaza që kanë zgjedhur Hamasin dhe pushtetin e tij ligjor. Ata e urrejnë Izraelin dhe duan ta shkatërrojnë atë, "thotë ai. Sharon pastaj theksoi dështimin politik të Izraelit: "Banorët e Gazës nuk i njohin kufijtë nga të cilët janë tërhequr izraelitët. Ata besojnë se qytetet si Ashdod, Ashkelon, Xhafa dhe Haifa u përkasin atyre. Prandaj duhet ta shohim Gazën si një forcë kundërshtare që duhet luftuar. Nëse qëndrojmë në Gaza dhe nuk tërhiqemi, ne jo vetëm që do të duhet të kalojmë nëpër sulme me raketa, por duhet të evakuojmë edhe trupat e kolonëve dhe ushtarëve. "