Evropa: Kolonitë sioniste janë të jashtëligjshme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92616-evropa_kolonitë_sioniste_janë_të_jashtëligjshme
5 vende evropiane kanë deklaruar se ndërtimi i kolonive nga regjimi sionist në territoret e pushtuara në Kodsin Lindor dhe në zona të tjera të BPLJ, është i jashtëligjshëm.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 21, 2019 12:15 Europe/Tirane
  • Evropa: Kolonitë sioniste janë të jashtëligjshme

5 vende evropiane kanë deklaruar se ndërtimi i kolonive nga regjimi sionist në territoret e pushtuara në Kodsin Lindor dhe në zona të tjera të BPLJ, është i jashtëligjshëm.

Karen Pierce, përfaqësuese e përhershme e Britanisë në OKB në cilësinë e përfaqësisë së Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Belgjikës nga regjimi sionist kërkoi të ndërpresë ndërtimin e kolonive sioniste. Pierce tha se Evropa është e shqetësuar mbi disa përpjekje për bashkimin dhe aneksimin e disa zonave të BPLJ në territoret e pushtuara. Kjo është në kohën kur Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, e ka quajtur të ligjshëm ndërtimin e kolonive sioniste në territoret palestineze. Regjimi sionist duke mos respektuar normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe rezolutat e KS të OKB, vazhdon ndërtimin e paligjshëm të kolonive sioniste. OKB me rezolutën 2334 i ka kërkuar regjimit sionist që të ndërpresë ndërtimin e kolonive sioniste në territoret palestineze.