Rrëzimi i dronit saudit në Jemen
Një dron i Arabisë Saudite është rrëzuar në zonën kufitare al-Souh, tha të enjten zëdhënësi i Forcave të Armatosura Jemenit, Yahya Sarei.
Të mërkurën, mbrojtja ajrore e Jemenit gjithashtu me një raketë të tipit "detar" arriti të përgjojë një aeroplan luftarak F-15 që i përkiste Koalicionit Saudit në provincën Saada duke e detyruar atë të largohet nga zona. Ushtria Jemenit dhe komitetet popullore kanë rrëzuar me dhjetëra dronë spiunë sauditë dhe të aleatëve të tyre që kur koalicioni saudit sulmoi Jemenin. Mbrojtja e ushtrisë jemenase si dhe aftësitë vepruese të komiteteve popullore kanë treguar një rritje veçanërisht vitin e fundit, me shfaqjen e ekuilibrit të fuqisë në konfliktin jemenas. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, ka filluar një agresionin ushtarak kundër Jemenit në Mars 2015 dhe ka rrethuar këtë vend nga toka, deti dhe ajri. Arabia Saudite dhe aleatët e saj në Jemen deri më tani kanë vrarë më shumë se gjashtëmbëdhjetë mijë jemenas, kanë plagosur me dhjetëra mijëra dhe kanë shpërngulur miliona jemenas.