Protesta anti-amerikane në Palestinë
Me mijëra palestinezë janë ngritur në protesta për të kundërshtuar mbështetjen e Amerikës ndaj ndërtimit të kolonive sioniste në territoret palestineze.
Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve pjesëmarrësit në këto protesta kanë djegur flamurin e Amerikës dhe të regjimit sionist. Forcat sioniste këtyre protestave u janë përgjigjur me dhunë duke plagosur të paktën 63 palestinezë. Më 18 nëntor sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo në vazhdën e mbështetjes së Amerikës për regjimit sionist, ka njohur si të ligjshme ndërtimin e kolonive sioniste në territoret palestineze kryesisht në rajonin BPLJ. Mike Pompeo ka ndryshuar qëndrimin e Amerikës ndaj kolonie sioniste duke pretenduar se ndërtimi i tyre nuk bie ndesh me dispozitat dhe ligjet ndërkombëtare. Ndërkohë sipas ligjeve dhe dispozitave ndërkombëtare të gjitha kolonitë sioniste të ndërtuara në territoret palestineze janë të jashtëligjshme. Mbështetja e SHBA për vendbanimet izraelite në territoret palestineze është pritur me protesta dhe kritika nga palestinezët dhe shumë vende të botës. Këshilli i Sigurimit i OKB më 23 dhjetor 2016, me miratimin e Rezolutës 2334, i bëri thirrje regjimit sionist që të ndërpresë plotësisht të gjitha aktivitetet e tij të ndërtimit të kolonive sioniste në territoret palestineze.