Disa civilë rrëmbehen në qytetin Hasake të Sirisë
Militantët e lidhur me Turqinë kanë rrëmbyer me dhjetëra qytetarë sirianë në rajonin Al-Hasake në verilindje të Sirisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se familjet e personave të rrëmbyer kanë deklaruar se të afërmit e tyre janë torturuar dhe më pas janë transferuar në një burg të cilin e kishin ndërtuar terroristët në fshatin Al-Safar në jugperëndim të qytetit Ra'sul-Ajn.
Nga ana tjetër, Sara Leah Whitson, drejtorja për rajonin e Lindjes së Mesme e organizatës HRW, ka deklaruar se ekzekutimi me vrasje i civilëve siriane dhe plaçkitja e pasurive të tyre dhe moslejimi i kthimit të refugjatëve siriane në vendbanimet e tyre, janë argumente që tregojnë se zona e sigurt të cilën pretendon Turqia se e ka krijuar në veri të Sirisë, nuk është në asnjë mënyrë e sigurt.
Amerika dhe Turqia kanë deklaruar se zona e sigurt në veri të Sirisë krijohet me qëllim që shpëtohen civilët sirian dhe të largohen grupet terroriste nga kufijtë e Turqisë, mirëpo analistët besojnë se qëllimi kryesor i krijimit të zonës së sigurt ishte vetëm shpëtimi i terroristëve.