Ambasada e Arabisë Saudite në Egjipt tërhiqet nga qëndrimet anti-iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92809-ambasada_e_arabisë_saudite_në_egjipt_tërhiqet_nga_qëndrimet_anti_iraniane
Ambasada e Arabisë Saudite në Egjipt ka hedhur poshtë deklaratat anti-iraniane të lidhura me këtë ambasadë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 29, 2019 10:44 Europe/Tirane
  • Ambasada e Arabisë Saudite në Egjipt tërhiqet nga qëndrimet anti-iraniane

Ambasada e Arabisë Saudite në Egjipt ka hedhur poshtë deklaratat anti-iraniane të lidhura me këtë ambasadë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se ambasada e Arabisë Saudite në Egjipt me anë të një deklarate, ka thënë se deklaratat që pretendohen se janë bërë nga Osama bin Ahmed Nakli, ambasadori i Arabisë Saudite në Kajro dhe në Ligën Arabe në lidhje me Iranin, janë të gabuara dhe të pavërteta.

Në këtë deklaratë thuhet se ambasadori i Arabisë Saudite në Egjipt gjatë ditëve të kaluara nuk ka zhvilluar ndonjë intervistë me asnjë media të brendshme të huaj.

Kjo është në kohën kur pas sulmit të së mërkurës të disa grupeve vandaliste ndaj konsullatës së Iranit në qytetin Naxhaf të Irakut, gazeta “Al-Neba’e Al-Jeum” e Egjiptit duke cituar ambasadorin e Arabisë Saudite në Kajor, ka kërcënuar Iranin me veprime shumë më të këqija se sa këto që po ndodhin.