I vihet zjarri konsullatës së Iranit në Naxhaf
Burimet irakiane njoftuan për një sulm tjetër ndaj konsullatës së Iranit në qytetin Naxhaf.
Sipas agjencisë Sumarie News, ndërtesa e konsullatës së Iranit në Naxhaf është djegur për herë të dytë. Zyra administrative e qytetit Naxhaf pasi konfirmoi vënien e zjarrit në konsullatën e Iranit në Naxhaf njoftoi se zjarrfikësit po mundohet të fikin flakët. Ditën e mërkurë gjithashtu një grup personash që sipas banorëve të Naxhafin nuk ishin banorë të këtij qyteti, i vunë zjarrin konsullatës së Republikës Islamike të Iranit në Naxhaf. Në reagim ndaj kësaj ngjarjeje, ministria e jashtme e Irakut ka deklaruar se sipas dëshmive dhe fakteve, zjarri në konsullatën iranian është vendosur nga persona radikalë dhe ekstremistë të cilët kanë pasur mbështetjen e disa vendeve të huaja.