Skenarët e fuqive pas Abdul’mehdi në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92888-skenarët_e_fuqive_pas_abdul’mehdi_në_irak
Parlamenti irakian më 1 dhjetor pranoi kërkesën e kryeministrit Adel Abdul’mehdi për dorëheqje nga posti i tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 02, 2019 20:44 Europe/Tirane
  • Skenarët e fuqive pas Abdul’mehdi në Irak

Parlamenti irakian më 1 dhjetor pranoi kërkesën e kryeministrit Adel Abdul’mehdi për dorëheqje nga posti i tij.

Me dorëheqjen e kryeministrit, tani lind pyetja se si cili do të jetë fati i pushtetit në Irak? Qeveria aktuale do të ketë vetëm një muaj afat kohë për të administruar çështjet e vendit dhe ky afat nuk është i rinovueshëm. Në këto kushte Saad Hadithi zëdhënësi i qeverisë së dorëhequr të Irakut, në reagimin e tij menjëherë pas pranimit të kërkesës së Abdul’mehdi për dorëheqje nga parlamenti irakian ka thënë: Me këtë dorëheqje, qeveria e Abdul’mehdi është kthyer vetëm në një qeveri zbatuese dhe administruese. Sipas kushtetutës së Irakut, pas dorëheqjes së kryeministrit, presidenti ka 15 ditë kohë që të zgjedhë dhe prezantojë kryeministrin e ri. Ndërsa kryeministri i ri ka 30 ditë kohë për të zgjedhur kabinetin e ri qeveritar të tij. Nëse kryeministri i mandatuar në këtë afat kohor nuk arrin të formojë kabinetin qeveritar, presidenti edhe për 15 ditë të tjera duhet të zgjedhë një kryeministër të ri. Kabineti i ri qeveritar duhet të marrë votat aprovuese të parlamentit. Në rast se kabineti i ri qeveritar nuk merr votat e parlamentit dhe presidenti nuk arrin të shpallë një kandidat të ri për kryeministër, atëherë ai vetë duhet të marrë në dorë administrimin e shtetit dhe përgjegjësinë e kryeministrit. Një tjetër pikë e kushtetutës thotë se presidenti duhet të propozojë për postin e kryeministrit një person që vjen nga radhët e grupit më të madh fitues të deputetëve në parlament. Pra nuk është partia që ka numrin më të madh të deputetëve në parlament ajo që propozon kryeministrin por grupi më i madh partiak i parlamentit. Përveç kësaj kryeministri i ri duhet të votohet nga mëse 50+1% e numrit të deputetëve apo 165 deputetë të parlamentit irakian. Formimi i grupit më të madh parlamentar në Irak, tashmë është kthyer në një sfidë serioze. Grupet politike të Irakut për të parandaluar që vendi të përballet me një boshllëk institucional të kryeministrisë, duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët politike dhe të propozojnë kryeministrin e ri. Kjo për faktin se kundërshtarët e Irakut si Amerika dhe regjimi sionist kërkojnë që në Irak të krijohet boshllëk në shtet dhe shkatërrimin e organeve ligjore të Irakut. Objektivi i ardhshëm i kundërshtarëve të Irakut veçanërisht i Amerikës dhe i aleatëve të saj në rajonin e Azisë perëndimore, është shpërbërja e parlamentit të Irakut. Pra shpërbërja e parlamentit është një prej skenarëve të pushtetit në Irak. Salim Xhaburi ish kryetar i parlamentit të Irakut që në zgjedhjet e vitit 2018 nuk arriti të zgjidhet si deputet, me anë të një deklarate ka kërkuar që parlamenti të shpërbëhet dhe të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme. Shkaku i kësaj kërkese është se përbërja aktuale e parlamentit të Irakut, kryeministri dhe kabineti i ardhshëm qeveritar, nuk plotësojnë interesat e kundërshtarëve të këtij vendi. Si rezultat skenari i shpërbërjes së parlamentit po ndiqet me intensitet nga kundërshtarët e Irakut. Është për tu theksuar se problemi aktual i Irakut nuk zgjidhet me ndryshimin e personave apo me organizimin e zgjedhjeve të reja, por duke përfunduar protestat dhe dhunën dhe duke i dhënë mundësi qeverisë dhe parlamentit të kryejnë reformat sidomos në reformimin e kushtetutës, ligjin e zgjedhjeve dhe ligjin e partive të cilat i ka hartuar Amerika për Irakun.