Shtohet numri i invalidëve në Jemen
Organizata Amnisti Internacional (AI) në një raport të saj njoftoi shtimin e numrit të invalidëve në Jemen për shkak të agresionit saudit ndaj këtij vendi.
Agjencia Kods Arabic citon një raport të organizatës AI ku thuhet se që nga koha e nisjes së luftës në Jemen e deri më tani rreth 4.5 milion jemenas janë kthyer në invalidë. Raporti është përpiluar pas një pune hetuese prej 6 muajsh dhe pasi janë marrë në intervistë mbi 100 persona kryesisht në zonat jugore të Jemenit. Raporti gjithashtu thekson se sulmi i jashtëligjshëm i koalicionit saudit kundër Jemenit ka detyruar me milion jemenas të shpërngulen dhe të jetojnë në kushte tepër të rënda. Ai u bën thirrje organizatave ndërkombëtare kryesisht OKB dhe organizatave humanitare që të bëjnë përpjekje maksimale për tu ardhur në ndihmë invalidëve, të paktën për të plotësuar nevojat e tyre elementare. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.