Kërkohet largimi i mercenarëve sudanezë
(last modified Tue, 03 Dec 2019 18:22:51 GMT )
Dhjetor 03, 2019 19:22 Europe/Tirane
  • Kërkohet largimi i mercenarëve sudanezë

Jaser Imran sekretari I lëvizjes popullore të Sudanit në pjesën veriore të këtij vendi ka kërkuar largimin e plotë të forcave sudaneze nga lufta në Jemen.

Sipas tij vendimi për të marrë pjesë në luftën e Jemenit është marrë nga Omar Bashir ish presidenti I Sudanit. Imran shtoi se Sudani nuk ka armiqësi me popullin jemenas. Kohët e fundit qytetarët jemenas kanë protestuar në provincën Abyan në jug të Jemenit dhe kanë kërkuare largimin e koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe EBA. Qytetarët jemenas të rajonin Al-Vadi'a ku është vendlindja e Abdarabuh Mansur Hadi, presidentit të dorëhequr të Jemenit, gjatë këtyre protestave kanë hedhur slogane, kanë theksuar largimin e koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe të EBA nga Jemeni dhe fundin e luftës dhe vendosjen e sundimit të qeverisë jemenase në këtë vend. Pjesëmarrësit në këtë protestë me anë të një deklarate përfundimtare, ka thënë: "Me gjithë sakrificën e popullatës së provincave jugore gjatë pesë viteve të kaluara, këto rajone përsëri janë pushtuara nga koalicioni agresor saudit. Prandaj çfarëdo lloj forcash të huaja në Jemen, konsiderohen pushtuese dhe populli jemenas duhet t'i luftojë ato".

Tags