Rrëzohet një avion spiun saudit në Xhizan
Një aeroplan spiun i koalicionit saudit u qëllua dhe u rrëzua në provincën Xhizan.
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, Gjeneral Brigade Jahja Sarei, në një mesazh të mërkurën tha se Mbrojtja Antiajrore e ushtrisë dhe Komiteteve Popullore të lidhura me lëvizjen jemenase Ansarallah kishin qëlluar një avion spiun, që i përkiste koalicionit saudit, mbi provincën Xhizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite. "Në mes të një misioni spiunazhi, avioni u vu në shënjestër të një arme të përshtatshme dhe u rrëzua" shtoi ai. Gjatë javës së kaluar, ushtria jemenase ka rrëzuar disa dronë sauditë në Jemenin verior dhe perëndimor. Tre ditë më parë, Mbrojtja Antiajrore e Jemenit arriti të shkatërrojë një aeroplan zbulimi Wing Loong të prodhuar nga Kina ndërsa fluturonte mbi rajonin Hajran në provincën Haxhe. Më 30 nëntor, Gjeneral Brigade Jahja Sarei theksoi se një helikopter saudit Apache u qëllua dhe u dogj dhe dy pilotët e tij u vranë.