Sulmohet baza ajrore amerikane në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92995-sulmohet_baza_ajrore_amerikane_në_irak
Në Irak, një tjetër bazë ajrore amerikane është sulmuar. 48 orë pasi pesë raketa qëlluan bazën më të madhe amerikane në al-Anbar, një sulm i ri synoi një tjetër bazë të forcave amerikane në Irak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 06, 2019 16:27 Europe/Tirane
  • Sulmohet baza ajrore amerikane në Irak

Në Irak, një tjetër bazë ajrore amerikane është sulmuar. 48 orë pasi pesë raketa qëlluan bazën më të madhe amerikane në al-Anbar, një sulm i ri synoi një tjetër bazë të forcave amerikane në Irak.

Tre raketa sulmuan bazën ajrore Balad në veri të Bagdadit që është nën komandën e përbashkët të amerikanëve. Agjentët amerikanë nën petkun e sipërmarrësve privatë janë vendosur në këtë bazë si pjesë e marrëveshjeve ushtarake të nënshkruara me Bagdadin. Burimet irakiane nuk raportojnë humbje për momentin. Lëshimi i pesë raketave të martën mbrëma kundër bazës kryesore amerikane në Irak, Ain al-Asad, në të cilën strehohen mijëra ushtarë amerikanë, ka shkaktuar dëme serioze në kompleksin e aeroportit edhe pse Pentagoni nuk ka pranuar të komentojë. Të enjten, mijëra irakianë denoncuan për herë të parë që nga fillimi i protestave të nisura në tetor, "ndërhyrjen e paturpshme" të Shteteve të Bashkuara në punët e brendshme të Irakut.