Bin Selman ngushëllon Trump për krimin barbar në Florida
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93063-bin_selman_ngushëllon_trump_për_krimin_barbar_në_florida
Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, të dielën në mbrëmje gjatë një kontakti telefonik me Donald Trump, presidentin e Amerikës, i ka shprehur ngushëllime atij për ngjarjen e sulmit të armatosur të kryer në Florida të Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2019 12:30 Europe/Tirane
  • Bin Selman ngushëllon Trump për krimin barbar në Florida

Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, të dielën në mbrëmje gjatë një kontakti telefonik me Donald Trump, presidentin e Amerikës, i ka shprehur ngushëllime atij për ngjarjen e sulmit të armatosur të kryer në Florida të Amerikës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muhamed bin Selman e ngushëlloi presidentin amerikan për ngjarjen e ditës së premte në të cilën një ushtar saudit gjatë trajnimit ka shtënë me armë të palejuar dhe ka vrarë tre ushtarë amerikanë.

Agjencia e lajmeve të Arabisë Saudite (WAS) ka shkruar se Muhamed bin Selman në bisedën telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, i ka shprehur ngushëllime dhe solidaritet dhe ka deklaruar se do të mbështesë familjet e viktimave të kësaj ngjarje tragjike që ndodhi në shtetin e Floridës ndërsa të plagosurve u ka uruar shërim të shpejtë.

WAS ka shkruar se Bin Selman në këtë bisedë telefonik gjithashtu i ka thënë presidentit amerikan se ishte tronditur nga ky krim çnjerëzor.

Të premten mediat amerikane njoftuan për një sulm të armatosur në bazën ajrore "Pnsakola" në Florida të Amerikës. Në këtë ngjarje Muhamed bin Sa'id Al-Shamrani, student i forcave ajrore të Arabisë Saudite, ka shtënë me armë në drejtim të ushtarëve amerikanë në këtë bazë dhe ka vrarë tre ushtarë amerikanë.

Dy ditë pas kësaj ngjarje, të dielën, FBI këtë ngjarje e quajti "vepër terroriste".