Koalicioni saudit sulmon me artileri Al-Hudejdah të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93085-koalicioni_saudit_sulmon_me_artileri_al_hudejdah_të_jemenit
Forcat mercenare të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë sulmuar me artileri disa zona në provincën Al-Hudejdah në perëndim të Jemenit.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 10, 2019 11:28 Europe/Tirane
  • Koalicioni saudit sulmon me artileri Al-Hudejdah të Jemenit

Forcat mercenare të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë sulmuar me artileri disa zona në provincën Al-Hudejdah në perëndim të Jemenit.  

Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se forcat mercenare të koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjatë këtyre sulmeve, kanë bombarduar rajonet "Al-Durejhemi dhe Al-Tahtija në provincën Al-Hudejdah dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha ndaj vendbanimeve dhe shtëpive civile.

Vlen të theksohet se armëpushimi që është arritur me anë të një marrëveshje të nënshkruar në Suedi nga ana e delegacionit të Sanas dhe delegacionit të varur nga Riadi dhe që duhej të zbatohet që nga 18 dhjetori i vitit 2018, është shkelur për çdo ditë nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite.

Ndërkohë Ahmed Haxher, këshilltari i kryetarit të Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, ka kritikuar politikat mashtruese të Arabisë Saudite dhe ka theksuar se koalicioni agresor i Arabisë Saudite synon vendosjen e një paqe që garanton stabilitetin e vendeve të tjera, jo të Jemenit dhe një paqe e tillë është e papranueshme përveç nëse garantohet paqja e Jemenit.