Zbulohen gënjeshtrat e Amerikës rreth luftës në Afganistan
Gazeta "Washington Post" njoftoi se ka marrë lejen për publikimin e rezultateve të hetimeve të kësaj gazete në lidhje me gënjeshtrat e Amerikës në luftën e Afganistanit.
Gazeta "Washington Post" në një raport të saj të martën ka shkruar se ka arritur qasje në mbi 2000 faqe dokumentacion në lidhje me gënjeshtrat e qeverive të ndryshme të Amerikës rreth 18 vite luftë në Afganistan duke zhvilluar intervista me mbi 400 funksionar të informuar dhe përkatës dhe pas tre viteve përpjekje, tani ka arritur të marrë vendimin nga gjykata për publikimin e këtij dokumentacioni.
"Washington Post" duke ofruar dokumente dhe dëshmi të besueshme, ka shkruar se shteti i Amerikës gjatë 18 viteve të luftës në Afganistan gjithnjë ka bërë përpjekje të mëdha për të mbuluar krimet e veta në Afganistan, sidomos vrasjen e civilëve në këtë vend.
Kjo gazetë amerikane duke cituar Daglas Lot, gjeneralin e ushtrisë së Amerikës në qeverinë e Barak Obamas dhe të Donald Trump, shkruan: "Ushtria e Amerikës ka sulmuar Afganistanit duke mos pasur kurrfarë perceptimi të drejtë dhe esencial në lidhje me situatën në këtë vend. Pa e ditur fare se çfarë qëllimi ka, ushtria e Amerikës përveç vrasjes së civilëve afgan, gjithashtu është fajtore edhe për vrasjen dhe plagosjen e mijëra ushtarakëve amerikanë".
"Washington Post" duke vë në dukje me qindra interviste të papublikuara të funksionarëve ushtarak dhe politikë të Amerikës në lidhje me luftën në Afganistan, shkruan: "Strategjia luftarake e Amerikës në Afganistan kishte mangësi shumë të mëdha dhe Uashingtoni ka humbur shpenzime shumë të mëdha në këtë luftës duke mos pasur kurrfarë rezultati".
Kjo gazetë amerikane vuri në dukje dështimin e Shtëpisë së Bardhë për krijimin e një ushtrie dhe force të policisë së fuqishme në Afganistan dhe ndalimin e tregtisë së opiumit (drogës) në këtë vend, shkruan: "Edhe pse qeveria e Amerikës deri më tani nuk ka marrë statistika gjithëpërfshirëse në lidhje me shpenzimet që ka bërë për luftën në Afganistan, mirëpo disa llogaritje tregojnë se Uashingtoni ka shpenzuar rreth 980 miliardë dollarë për luftën e Amerikës në Afganistan. Kjo është në kohën kur populli i Afganistanit besojnë se prania 18 vjeçare e forcave ushtarake të Amerikës në Afganistan, jo vetëm që nuk ka sjell siguri për qytetarët e këtij vendi, por pasiguria në rajone të ndryshme të këtij vendi po shtohet për çdo ditë e më tepër.