Asad merr kontrollin mbi autostradën M4
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93093-asad_merr_kontrollin_mbi_autostradën_m4
Sipas një burimi ushtarak në veri të Sirisë, ushtria siriane kontrollon pothuajse plotësisht rrugën strategjike Alepo-Hasake, pasi mori kontrollin e një qyteti tjetër të rëndësishëm përgjatë kësaj rruge strategjike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2019 18:30 Europe/Tirane
  • Asad merr kontrollin mbi autostradën M4

Sipas një burimi ushtarak në veri të Sirisë, ushtria siriane kontrollon pothuajse plotësisht rrugën strategjike Alepo-Hasake, pasi mori kontrollin e një qyteti tjetër të rëndësishëm përgjatë kësaj rruge strategjike.

Burimi tha se ushtria ruse po ndihmon për të siguruar autostradën Alepo-Hasake. Rihapja e autostradës Alepo-Hasake është shumë e rëndësishme për qeverinë siriane dhe ekonominë e Sirisë veriore, sepse njerëzit më në fund do të kenë një rrugë për të kaluar këtë pjesë të vendit dhe për të lehtësuar tregtinë. Për më tepër, rihapja e autostradës në fjalë ishte një nga qëllimet afatgjata të qeverisë siriane, sepse kjo rrugë bashkon të gjitha rajonet e vendit. Me takimet e fundit midis qeverisë, Këshillit Demokratik Sirian (kurdët) dhe fiset arabe të Sirisë veriore, të kryesuar nga shefi i sigurisë siriane, gjeneral Mamluk, Damasku gjithashtu shpreson të rivendosë kontrollin civil mbi zonat që më parë ishin jashtë kontrollit të tij. Sipas agjencisë zyrtare siriane, SANA, njësitë e Ushtrisë Arabe Siriane kanë zgjeruar zonat e vendosjes së tyre në periferinë veriperëndimore të Hasakes dhe kanë konsoliduar pozicione të reja në autostradën Alepo-Hasake, afër kryqëzimit të rajoneve Lilane dhe Tal Tamar. Kthimi i forcave të ushtrisë siriane në pjesën strategjike verilindore të Sirisë bëhet pasi lufta financiare e SHBA kundër Sirisë është në zhvillim të plotë, ndërsa humbësit e luftës po kërkojnë të shkaktojnë një kolaps të monedhës siriane. Rimëkëmbja e autostradës M4 është një përgjigje ndaj këtyre përpjekjeve si fillim i një lufte asimetrike kundër pranisë së paligjshme të huaj në Siri.