Arabia Saudite përballet me 50 miliardë mungesë buxheti në vitin 2020
Qeveria e Arabisë Saudite buxhetin e vitit 2020 e ka deklaruar gati një triolion rijal saudit (272 miliardë dollarë dhe kjo tregon se buxheti i këtij vendi në krahasim me vitin 2019, ka rënë për 50 miliardë dollarë.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Ministria e Financave të Arabisë Saudite shkakun e reduktimit të buxhetit të këtij vendi me 50 miliardë dollarë të qeverisë, e ka deklaruar reduktimin e të ardhurave të naftës dhe ka thënë: "Mungesa buxhetit të qeverisë në vitin 2019, ka qenë 35 miliardë dollarë".
Sipas faqes informative "Al-Khalixh Al-Xhedid", përveç shtimit të mungesës së buxhetit, edhe rezervat e qeverisë saudite janë reduktuar deri në 92.3 miliardë dollarë ndërsa kjo shifër në vitin 2019, ishte rreth 124 miliardë dollarë.
Parashikohet se borxhi publik i qeverisë së Arabisë Saudite nga 180.8 miliardë dollarë në vitin 2019, të shkojë në 210.1 miliardë dollarë në vitin 2020, gjë që kjo shifër përfshinë 26% të të gjithë prodhimit të brendshëm të Arabisë Saudite.
Buxheti i sektorit ushtarak gjithashtu me 48.53 miliardë dollarë, ndodhet në vendin e dytë i cili me 5% ka shënuar rënie në krahasim me vitin e kaluar. Buxheti ushtarak i Arabisë Saudite në vitin 2019, ishte 51 miliardë dollarë.
Varësia e Arabisë Saudite për të ardhurat e naftës është bërë shkak që buxheti i këtij vendi që nga viti 2014, të përballet me mungesa të mëdha vazhdimisht.