Një kontingjent ushtarake e Amerikës hyn në provincën Hasake të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93228-një_kontingjent_ushtarake_e_amerikës_hyn_në_provincën_hasake_të_sirisë
Amerika ka dërguar një kontingjent të ri ushtarak të përbërë nga dhjetëra automjete dhe kamionë që transportonin pajisje ushtarake dhe logjistike, makina transportuese të karburanteve dhe ambulanca, e ka dërguar nga veriu i Irakut në qytetin Kamishli në provincën Hasake të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 15, 2019 11:12 Europe/Tirane
  • Një kontingjent ushtarake e Amerikës hyn në provincën Hasake të Sirisë

Amerika ka dërguar një kontingjent të ri ushtarak të përbërë nga dhjetëra automjete dhe kamionë që transportonin pajisje ushtarake dhe logjistike, makina transportuese të karburanteve dhe ambulanca, e ka dërguar nga veriu i Irakut në qytetin Kamishli në provincën Hasake të Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se kontingjenti ushtarak i Amerikës në mënyrë të paligjshme nga kufijtë e pjesës veriore të Irakut, ka hyrë në qytetin Kamishli për të forcuar praninë ushtarake të Amerikës në këtë rajon.

Sipas raportit të agjencisë SANA, forcat ushtarake pushtuese amerikane gjatë disa muajve të kaluar me mijëra kamionë transportues të armatimeve dhe pajisjeve ushtarake e logjistike i kanë futur në mënyrë të paligjshme në provincën Hasake të Sirisë me qëllim të plaçkitjes së naftës dhe resurseve natyrore të Sirisë.

Bashar Xhafari, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, së fundi në mbledhjen e KS të OKB, ka theksuar: "Amerika ka pushtuar puset e naftës së Sirisë dhe po plaçkit të ardhurat e popullit të Sirisë nën heshtjen e Këshillit të Sigurimit.