Viti 2019, viti më vdekjeprurës për ushtarët amerikanë në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93484-viti_2019_viti_më_vdekjeprurës_për_ushtarët_amerikanë_në_afganistan
Viti 2019, ka qenë viti më vdekjeprurës për forcat amerikane në të dislokuara në Afganistan që nga koha e shpalljes zyrtare të përfundimit të operacioneve luftarake në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 25, 2019 15:18 Europe/Tirane
  • Viti 2019, viti më vdekjeprurës për ushtarët amerikanë në Afganistan

Viti 2019, ka qenë viti më vdekjeprurës për forcat amerikane në të dislokuara në Afganistan që nga koha e shpalljes zyrtare të përfundimit të operacioneve luftarake në këtë vend.

Faqja informative e radios kombëtare të Amerikës NPR, ka shkruar: “Green Bert, ushtaraku 33 vjeçar amerikan, ishte ushtaraku i 20-të amerikan i vrarë në Afganistan. Vrasja e këtij ushtarake në ditën e hënë u bë shkak që ky vit të shënohet si viti më vdekjeprurës për forcat amerikane në Afganistan që nga koha e shpalljes zyrtare të përfundimit të operacioneve luftarake në këtë vend në vitin 2014.

Një ushtar tjetër amerikan ka vdekur si pasojë plagëve të marrë nga një shpërthim më 22 dhjetor në provincën Kandahar në veri të Afganistanit.

NPR në vazhdim shkruan se që nga sulmi ushtarak i Amerikës kundër Afganistanit pas sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001 dhe rrëzimin e regjimit Taleban në Afganistan, janë vrarë mbi 2400 ushtarë amerikanë në Afganistan.

Sipas statistikave të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, që nga viti 2001 e deri më tani, mbi 775 mijë forca amerikane kanë shkuar në Afganistan dhe disa prej tyre disa herë janë dërguar në Afganistan.

Nga mesi i këtyre forcave, deri më tani janë vrarë 2400 ushtarakë amerikane dhe janë plagosur 20589 ushtarakë amerikanë.