Protesta në Irak për shkak të mandatarit të ri për kryeministër
Pas zgjedhjes së Ased Ejdani si mandatarin për postin e kryeministrit në Irak, disa banorë të Bagdadit dhe Basras janë ngritur në protesta kundër kësaj zgjedhjeje.
Pas tërheqjes së grupi partiak Saren të kryesuar nga Muktada Sadr nga mundësia për mandatimin e kryeministrit të ri, grupi partia Solidariteti që është edhe grupi më i madh parlamentar ka përcaktuar z. Ejdani si mandatarin e parlamentit për formimin e qeverisë. Ky i fundit ka pasur një takim me presidentit Berham Saleh dhe konsiderohet si një prej kandidatëve të mundshëm për marrjen e postit të kryeministrit. Ndërsa një anëtar i koalicionit Irakian Fatah ka njoftuar marrëveshjen për të emëruar 2 persona si kandidatë për të marrë postin e kryeministrit. Sipas al-Miyadin, Nasim Abdullah, anëtar i koalicionit Irakian Fatah, njoftoi një marrëveshje për të emëruar 2 kandidatë për postin e kryeministrit. Ai tha: Fraksionet politike në parlamentin e Irakut kanë rënë dakord të emërojnë 2 persona. Abdullahu nuk pranoi të shtjellojë më tej çështjen dhe nuk zbuloi emrat e kandidatëve. Presidenti irakian, Barham Saleh u bëri thirrje grupeve politike në vend të bien dakord për emërimet e kandidatëve të tyre për kryeministër.