Izraeli nuk mund të diktojë rregullat e lojës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93513-izraeli_nuk_mund_të_diktojë_rregullat_e_lojës
Mjaftuan vetëm dy raketa të vogla që shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, i cili të mërkurën premtoi zjarr dhe flakë në Iran, Siri dhe Irak, të kthehet me këmbë në tokë! Ashtu si në shtator, një tubim zgjedhor i Netanjahut u kthye përmbys për shkak të dy raketave të shkrepura nga Gaza, duke i kujtuar memories së shkurtër të Izraelit se nuk i takon atij të diktojë rregullat e lojës, por kampit përballë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2019 18:18 Europe/Tirane
  • Izraeli nuk mund të diktojë rregullat e lojës

Mjaftuan vetëm dy raketa të vogla që shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, i cili të mërkurën premtoi zjarr dhe flakë në Iran, Siri dhe Irak, të kthehet me këmbë në tokë! Ashtu si në shtator, një tubim zgjedhor i Netanjahut u kthye përmbys për shkak të dy raketave të shkrepura nga Gaza, duke i kujtuar memories së shkurtër të Izraelit se nuk i takon atij të diktojë rregullat e lojës, por kampit përballë.

Duke folur të mërkurën në Tel Aviv, Kochavi e pati të vështirë të justifikojë paaftësinë e "IDF" (ushtrisë izraelite) për t'u përballur me fuqinë ushtarake të Rezistencës. "Kur teknologjia është lehtësisht e disponueshme për ekstremistët dhe armiqtë e betuar të Izraelit, ata nuk kanë nevojë për mbështetjen e një industrie të madhe ushtarake ose të një superfuqie për të ndërhyrë në sistemet GPS ose në luftën kibernetike. Raketat përshtaten lehtësisht me udhëzime precize dhe ne [Izraeli dhe IDF] po bëjmë përpjekje të mëdha për të mos lejuar që armiqtë tanë ta përftojnë këtë aftësi, edhe nëse ndonjëherë kemi shkuar në prag të konfliktit të drejtpërdrejtë, "tha ai. Fjalët e Kochavit pa dyshim tregojnë konfuzionin e madh që mbretëron në kampin izraelit: një regjim i paaftë për të kapur dy raketa të tipit Scud, synon jo vetëm të "kundërshtojë Gazën dhe Hezbollahun", por edhe të bëjë luftë kundër Iranit dhe të parandalojë që Rezistenca Irakiane të funksionojë në tokën e saj në Irak. Projekt i gjerë që kërkon shumë më tepër potencial nga sa ka në të vërtetë regjimi sionist. Sepse në kohën kur gjeneral Kochavi bëri këto kërcënime, kronikat ushtarake izraelite nxorën një raport katastrofik mbi një luftë të mundshme Izrael-Iran. "Përpjekjet e Iranit për t'ju përgjigjur sulmeve të Izraelit në frontin verior dhe zjarri i rëndë nga sistemet e mbrojtjes ajrore siriane, më në fund i kanë detyruar zyrtarët izraelitë të sigurisë të ndryshojnë strategjinë e tyre. Kjo është arsyeja pse ne kemi qenë dëshmitarë të një çtensionimi javët e fundit. Por në çdo rast, Teherani vazhdon përpjekjet e tij për të konsoliduar pozicionin e saj ushtarak në Siri, edhe nëse udhëheqësit izraelitë thonë se ata nuk mund të tolerojnë praninë e forcave iraniane pranë kufijve të tyre", shkroi Amos Harel në gazetën izraelite Haaretz. "Kryeministri Netanjahu paralajmëroi në fillim të kësaj jave në një mbledhje të kabinetit se ai nuk do të linte pa përgjigje asnjë veprim kërcënues nga Hezbollahu ose Irani. Ashtu qoftë. Por a jemi ne në gjendje të luftojmë në të njëjtën kohë kundër Hezbollahut, kundër milicive irakiane dhe mbi të gjitha kundër Iranit? Kur Netanjahu tha se i gjithë populli libanez do të paguajë një çmim të rëndë në rast lufte me Hezbollahun, a mendoi ai për çmimin që do të duhet të paguajë populli izraelit? Dhe pastaj çfarë të bëjmë me këtë Vietnam të imagjinuar nga Bennett kundër Iranit dhe i cili konsiston në dyfishimin e sulmeve kundër Sirisë dhe në zemërimin gjithnjë e më shumë të Rusisë, e cila kohët e fundit ka treguar më shumë se një herë se është e gatshme të hapë zjarr ndaj forcës tonë ajrore", vazhdoi shefi i shtabit të ushtrisë izraelite gjeneral Kochavi. Realiteti është që Izraeli nuk ka çfarë të bëjë, tha Kochavi duke shtuar: Irani vazhdon të prodhojë raketa precize që mund të arrijnë në Izrael me qindra, ai vazhdon të qëndrojë në Siri, vazhdon të aktivizojë agjentët e tij në Lartësitë e Golanit dhe nuk ka asgjë që mund të bëjmë, përveç që të jemi të kënaqur me një ekuilibër të terrorit, identik me atë që karakterizon raportet tona me Hezbollahun që nga viti 2006. Sepse për të qenë të sinqertë, në këtë betejë serioze mes nesh dhe iranianëve, Izraeli mund të mbështetet te Amerika e Trump.