Khazali: Dorëheqja e presidentit irakian e pajustifikueshme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93536-khazali_dorëheqja_e_presidentit_irakian_e_pajustifikueshme
Sekretari i përgjithshëm i partisë Asaeb Ahl Hak, duke reaguar ndaj dorëheqjes së Berham Saleh president i Irakut, deklaroi se ky veprim është i padrejtë dhe i pajustifikueshëm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2019 05:54 Europe/Tirane
  • Khazali: Dorëheqja e presidentit irakian e pajustifikueshme

Sekretari i përgjithshëm i partisë Asaeb Ahl Hak, duke reaguar ndaj dorëheqjes së Berham Saleh president i Irakut, deklaroi se ky veprim është i padrejtë dhe i pajustifikueshëm.

Sipas Keis Khazali moszbatimi i përgjegjësisë së presidentit për caktimin e kryeministrit nga grupi më i madh parlamentar, do ta ndërlikojë situatën në vend akoma edhe më shumë. Presidenti ka për detyrë të mandatojë kandidatin për kryeministër që të formojë qeverinë e re, tha në fjalën e tij Khazali. Ai gjithashtu u ka kërkuar partive politike që të akuzojnë presidentin Berham Saleh për tradhti ndaj kushtetutës dhe kërkoi që çështja të dërgohet në gjykatë. Përveç kësaj Khazali organizimin e zgjedhjeve në kushtet e një situate të trazuar në vend e cilësoi të ngjashme me nisjen e një lufte të brendshme. Ne mbështesim organizimin e zgjedhjeve të parakohshme sa më shpejt që të jetë e mundur mirëpo në situatën aktuale më e rëndësishme është vendosja e stabilitetit dhe sigurisë, deklaroi Khazali.