Grupet e Rezistencës: Në përballje me armikun, qëndrojmë përkrah Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93696-grupet_e_rezistencës_në_përballje_me_armikun_qëndrojmë_përkrah_iranit
Organizata e forcave vullnetare popullore Hashd Sha’abi të Irakut, Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) dhe Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës me deklarata të ndara kanë dënuar sulmin terrorist amerikan që martirizoi gjeneral Kasem Solejmani, komandantin e forcës Kods të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2020 12:27 Europe/Tirane
  • Grupet e Rezistencës: Në përballje me armikun, qëndrojmë përkrah Iranit

Organizata e forcave vullnetare popullore Hashd Sha’abi të Irakut, Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) dhe Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës me deklarata të ndara kanë dënuar sulmin terrorist amerikan që martirizoi gjeneral Kasem Solejmani, komandantin e forcës Kods të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.

Ahmad Al-Asadi, zëdhënësi i Hashd Sha’bi të Irakut, të premten deklaroi se Amerika dhe regjimi sionist janë përgjegjës për vrasjen e gjeneral Kasem Solejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis dhe duhet t’i presin pasojat.

Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës (Hamas) gjithashtu ka deklaruar: “Ne do të përballemi së bashku me këtë agresion dhe në rrugën e çlirimit të Kodsit të pushtuar nuk ka kthim mbrapa”.

Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka thënë se veprimet terroriste dhe barbare të Amerikës ndezin një zjarr të madh në rajon, theksoi: “Veprimet e Amerikës janë kundër interesave të popujve, lirisë dhe stabilitetit të vendeve të rajonit”.