Sulmohet Zona e Gjelbër dhe një bazë amerikane në Bagdad
Disa kilometra larg nga Zona e Gjelbër, në veriperëndim të Bagdadit, baza ajrore Bahla nën okupimin e SHBA është goditur nga gjashtë raketa, sipas Al-Mayadeen, që raporton se sirenat e alarmit kumbojnë vazhdueshëm brenda bazës.
Numri i raketave që kanë goditur këtë bazë nuk është konfirmuar ende. Të Shtunën në mbrëmje, të paktën dy predha mortaja shënjestruan Zonën e Gjelbër, një enklavë me siguri të lartë. Njëra prej tyre goditi Sheshin e Festimeve pranë misionit diplomatik të SHBA-së, thanë për AFP burime të sigurisë, duke shtuar se predha tjetër shpërtheu afër enklavës. Ndërkohë, të paktën dy raketa, që dyshohet të jenë të tipit Katiusha, ranë në bazën ajrore amerikane Balad afër qytetit të Samaras në provincën Salahuddin, thanë më tej burimet, duke shtuar se dronët e mbikqyrjes u dërguan për të zbuluar burimin e raketave. Disa minuta më parë, lëvizja irakiane Kataeb Hezbollah u bëri thirrje të gjitha forcave irakiane të largohen shumë shpejt nga bazat amerikane në Irak: "Largohuni të paktën një kilometër larg nga bazat amerikane. Mos lejoni që amerikanët të përdorin forcat irakiane si mburojë njerëzore ", thuhet në deklaratë.