Qindra mijëra jemenas dënojnë vrasjen e Gjeneral Soleimanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93800-qindra_mijëra_jemenas_dënojnë_vrasjen_e_gjeneral_soleimanit
Të hënën, qindra mijëra jemenas organizuan një ceremoni simbolike funerali në qytetin verior-perëndimor të Jemenit Sa’ada për të përkujtuar gjeneralin Soleimani dhe Muhandis, dhe denoncuan vrasjen e tyre në sulmet ajrore amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 06, 2020 14:20 Europe/Tirane
  • Qindra mijëra jemenas dënojnë vrasjen e Gjeneral Soleimanit

Të hënën, qindra mijëra jemenas organizuan një ceremoni simbolike funerali në qytetin verior-perëndimor të Jemenit Sa’ada për të përkujtuar gjeneralin Soleimani dhe Muhandis, dhe denoncuan vrasjen e tyre në sulmet ajrore amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit.

Ata brohorisnin parulla të tilla si "Zoti është më i madhi", "Amerika është Shejtani i Madh", "SHBA (administrata) është terroriste ... Ne jemi Populli i Lirisë". Duke folur në këtë ceremoni, Guvernatori i Provincës Sa'ada, Muhamed Xhaber Auad i shprehu ngushëllimet e tij liderit të lëvizjes Ansarullah të Jemenit, Abdul-Malik al-Huthi, drejtuesve të frontit të rezistencës në Iran, Irak dhe Liban si dhe familjeve të dëshmorëve, duke thënë: "Ajo që bëri Amerika është një përshkallëzim i rrezikshëm dhe nuk meriton asnjë përgjigje tjetër përveç shkatërrimit të pranisë së tyre të mbrapshtë dhe dëbimin e forcave amerikane nga Iraku dhe rajoni." Në këtë tubim, Ministri i Informacionit i Jemenit, Dhaifallah al-Shami ka dënuar vrasjen e Gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani, komandantit të Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit duke e cilësuar komandantin e lartë iranian si një figurë kryesore në luftën kundër terrorizmit global. “Gjenerali Kasem Soleimani luajti një rol të madh në luftën kundër terrorizmit global. Gjaku që derdhet në Jemen është pjesë e gjakut që derdhet në Palestinë, Irak, Siri dhe Iran", theksoi ministri jemenas duke shtuar se "Jemenasit e konsiderojnë krimin amerikan në vrasjen e gjeneralit Soleimani dhe Muhandis një krim kundër tyre". "Gjaku i tyre së bashku me atë të Saleh Ali al-Samad (kreu i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit) do të gjenerojë mijëra komandantë",tha al-Shami.