Gjermani dhe Italia tërheqin trupat ushtarake nga Iraku
Si pasojë e veprimeve terroriste dhe tensionuese të Amerikës në Irak, Gjermania dhe Italia kanë deklaruar do t'i largojnë trupat e tyre ushtarake nga Iraku.
Forcat e armatosura gjermane kanë njoftuar tërheqjen e një pjese të trupave të tyre, të cilët ndodhen në Irak për misione trajnimi. Ata do të zhvendosen në Jordan dhe Kuvajt për shkak të tensioneve në rajon.
Kontigjenti gjerman, i cili përfshin rreth tridhjetë trupa me qendër në Bagdad dhe në Taxhi, në veri të kryeqytetit Irakian, do të zhvendosen në Jordanin fqinj.
Kjo lëvizje e trupave "do të fillojë së shpejti", tha zëdhënësi, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi orarin ose numrin e saktë të trupave që do të vendosen.
Ndërkohë edhe mediat italiane informojnë mëngjesin e sotëm se gjatë natës trupat italiane të pozicionuara në bazën amerikane në Baghdad janë larguar duke u transferuar në një zonë më të sigurt e jo shumë larg bazës së mëparshme.
Bëhet fjalë për repartin italian i pozicionuar në bazën NATO "Union3", i përbërë prej rreth 50 trupash ushtarake italiane të impenjuara në misionin "Nato mission Irak" në përgatitjen stërvitore të ushtrisë irakiane.
Sipas mediave italiane ky vendim është marrë nga Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Italiane në konsultim me drejtuesit e lartë të NATO-S.