Alepo: Sirianët dënojnë vrasjen e Soleimanit, djegin flamurin izraelit
Janar 07, 2020 14:47 Europe/Tirane
Mijëra njerëz u mblodhën të martën në sheshin Sadallah al-Xhabiri të Alepos për të dënuar vrasjen e komandantit të lartë iranian Gjeneral Lejtnant Soleimani nga SHBA të premten në aeroportin e Bagdadit.
Protestuesit vërshuan në rrugët e Alepos duke djegur flamuj të Izraelit, si dhe duke mbajtur një arkivol simbolik për Gjeneral Soleimanin, si dhe duke brohoritur parulla anti-amerikane dhe anti-izraelite. Gjeneral Lejtnant Kasem Soleimani ishte arkitekti i operacionit për çlirimin e Alepos dhe shumë qyteteve të tjera siriane dhe irakiane nga pushtimi i grupit terrorist ISIS. Vrasja e Soleimanit ka ngjallur një dënim ndërkombëtar me mitingje dhe protesta që zhvillohen në të gjithë botën.
Tags