Zahar analizon rolin e gjeneral Kasem Sulejmanit në mbështetjen e Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93926-zahar_analizon_rolin_e_gjeneral_kasem_sulejmanit_në_mbështetjen_e_palestinës
Një prej anëtarëve të lëvizjes islamike palestineze të rezistencës Hamas, ka analizuar rolin e gjeneral Kasem Sulejmanit në çështjen palestineze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 11, 2020 05:58 Europe/Tirane
  • Zahar analizon rolin e gjeneral Kasem Sulejmanit në mbështetjen e Palestinës

Një prej anëtarëve të lëvizjes islamike palestineze të rezistencës Hamas, ka analizuar rolin e gjeneral Kasem Sulejmanit në çështjen palestineze.

Mahmud Zahar, anëtar i zyrës politike të Hamasit ka përmendur mbështetjen e gjerë të gjeneral Sulejmanit për Palestinën. Zahar ka thënë: Unë jam takuar më shumë se një herë me gjeneral Sulejmanin i cili ka vlerësuar gjithmonë rolin e madh që ka Hamasi. Sa herë që e kam takuar jam siguruar se ky njeri që ishte emëruar komandant i forcave Kods ishte i lidhur me Kodsin dhe hidhte hapa në drejtim të mbështetjes së çështjes palestineze. Ky funksionar i lartë i Hamasit ka thekuar se Sulejmani ishte i gatshëm që t’i dedikonte çështjes palestineze atë që kishte mundësi republika islamike. Zahar gjithashtu shtoi se çështja palestineze në Iran nuk është e varur tek një person dhe me ikjen e gjeneral Sulejmanit të gjitha sukseset dhe lidhjet e tij nuk do të ikin sepse çështja palestineze është një çështje kyçe për Iranin dhe për këtë arsye marrëdhëniet tona me Iranin janë dypalëshe.